Evakuuohen 8 fshatra, fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të zhdukur
Shtëpitë dhe rrugët janë dëmtuar nga përmbytjet në Greqi vetëm disa javë pasi vendi u godit nga stuhia vdekjeprurëse ‘Daniel’.
Shirat e rrëmbyeshëm goditën pjesën qëndrore të Greqisë ku si pasojë energjia elektike u ndërpre në qytetin bregdetar të Volos dhe ishullin Evia.
Shumë makina janë bllokuar në qytetin e Volos duke qenë se drejtuesit e mjeteve nuk mund të lëvizin për shkak të nivelit të lartë të ujit. Shqetësuese ka qenë edhe situata në spitalin e Volos ku niveli i ujit ka kaluar lartësinë e bodrumit.
Si pasojë e përmbytjeve të cilat u shkatuan nga stuhia ‘Elias’ të paktën tetë fshatra u evakuuan gjatë së mërkurës, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të zhdukur. Banorët fajësojnë autoritet të cilët sipas tyre nuk kanë marrë masat e duhura për të parandaluar përmbytjet.
‘Pashë që lumi ishte duke dalë nga shtrati. Kemi 20 ditë që po luftojmë këtë situatë. Ata nuk vijnë të na ndihmojnë. Hapën një kanal të vogël dhe më pas lënë në mëshirë pjesën tjetër.”
Përmbytjet pasojnë zjarret shkatërruese që përfshinë shtetin fqinj gjatë verës.
Më herët, qeveria greke ka bërë me dije se përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike mbetet një prioritet.
Klan News