Në Dajç niveli i ujit ka rënë me 10 centimetra. Po ashtu edhe në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Drinit ka rënie të nivelit të ujit përkatësisht me 4 dhe 3 centimetra.

Në tokal në Shkodër vijon të jetë e përmbytur 5370 hektarë tokë.

Situata e përmbytjeve në Shkodër:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 14.02.2021, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.70 m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 9.21 m. (Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 4cm.

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.12 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 3cm.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 5370 Ha

1. Tokë e pakultivuar 1100 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 3850 Ha

3. Grurë 240 Ha

4. Bimë Dekorative 127 Ha

5. Pemtore 50 Ha

6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 130 cm.

2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.

• Tokë e pakultivuar 220 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 980 Ha

• Grurë 50 Ha

• Pemtore 40 Ha

• Bimë dekorative 7 Ha

• Serra 3 Ha

6. Shtëpi të përmbytura 4

7.120 shtëpu kanë prezencë uji në oborre.

8. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 3m.

9. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..

10. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.

11. Gjëndja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë ( përmbytur garazhe e stalla bagëtish)

12. Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

13. Ne fshatin Muriqan ( Lagja Xhakaj e Kyrtaliaj 2 shtepi me prezence uji).

14. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek Lagja Goricë

15. Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

16. Fshati Obot ne gjendje te jashtezakonshme rrezikshmerie!

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1900 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

• Tokë e pakultivuar 380 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 1300 Ha

• Grurë 100 Ha

• Bimë dekorative 120 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 140 cm.

3. Shtëpi të përmbytura 9

4. 131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.

7. Është e pakalueshme me mjete të ulta rruga Belaj- Pentar. kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë..

8. Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të larta.

9. Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë

10.Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

11. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.

Nj.A.Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 350 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

• Tokë e pakultivuar 110 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 240 Ha

2. Në 8 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

3. Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

• Të pakultivuara 230 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha

• Grurë 90 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

3. 20 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).

4. 5 Shtëpi janë të rrethuara nga uji në fshatin Bërdicë e Mesme dhe Bërdicë e Madhe

5.Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi, dhe rruga Xhurreta.

6.Rruga nacionale drejt Velipojës ka prezencë ujit dhe ngrica.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 620 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

• Tokë e pakultivuar 160 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 450 Ha

• Pemtore 10 Ha

2. 70 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

3. Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm

4.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobraç për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.

Lagje Nr.1

Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).

Lagje Nr.4

Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në lagjen Ajasëm. Si pasojë e përmbytjeve nga rreshjet e shiut, 2 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-SITUATË EMERGJENTE. KËRKOHET MBËSHTETJE ME BAZË USHQIMORE, SASIA 640 TON PËR GJËNË E GJALLË (KONCENTRAT) PËR NJ.A. ANA E MALIT, DAJÇ DHE RRETHINA./tvklan.al