Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka mbledhur në një takim drejtorët e shkollave të vendit për të diskutuar pas situatës së krijuar nga përmbytjet.

Teksa ka pohuar se ajo do të ofrojë pagën e saj në ndihmë të familjeve të përmbytura, Nikolla ka njoftuar edhe ngritjen e grupit të punës për koordinimin e ndihmave që do të mblidhen nga çdo shkollë dhe çdo mësues.

Nikolla tha se  ky është momenti që kërkohet të ketë sa më shumë bashkëpunim dhe solidaritet për të ndihmuar familjet në nevojë. Duhet të vijojmë me kontribute për zonat që pësuan përmbytjet.

Ministria ka vene në dispozicion dy numra llogarie ku ne do të derdhen dhe kontributet financiare në ndihmën  te shkollave qe janë dëmtuar nga përmbytjet.

Tv Klan