Përmbytjet e fuqishme përfshijnë jugun dhe pjesët qendrore të Britanisë së Madhe. Disa qytete regjistruan shi mbi mesataren. Kritike mbetet situata në Northamptonshire, Bedfordshire dhe disa zona të Londrës, ku dhjetëra banesa janë përmbytur dhe kanë ndërprerë energjinë për shumë familje.

Meteorologët kanë bërë të ditur se situata do të vijojë të mbetet e tillë edhe përgjatë ditëve të ardhshme. Agjencia e Mjedisit (EA) ka lëshuar paralajmërime për përmbytjet niveli i dytë më i lartë i alarmit për disa zona të Anglisë duke përfshirë në të gjithë pjesët e Bedfordshire, Buckinghamshire, Northamptonshire, Kent dhe Somerset.

Përmbytjet kanë dëmtuar edhe biznese ndërsa kanë shkaktuar edhe ndërprerje të udhëtimeve si dhe kanë detyruar autoritetet të mbyllin disa rrugë.

Ndërkaq moti i keq ka përfshirë gjithashtu edhe jugun e Italisë. Dy persona u raportuan të zhdukur pasi shiu i rrëmbyeshëm goditi rajonin duke bërë që lumenjtë të dalin nga brigjet e tyre.

Zjarrfikësit janë në kërkim të një fëmije 5-muajsh dhe gjyshen e tij të zhdukur pas daljes së përroit “Sterza” në Montecatini Val di Cecina. Tre anëtarë të tjerë të familjes u shpëtuan pasi ishin strehuar në një çati për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Në terren janë vendosur gjithashtu dronë dhe ekipe të specializuara për të gjetur të zhdukurit. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan probleme edhe në Livorno kur pati edhe rrëshqitje dherash. Autoritetet evakuuan gjithashtu 11 persona në rajonin e Venetos, Treviso dhe Padovas për shkak të motit të keq.

Klan News