Pjesa verilindore është më e goditura, në 5 muaj mbi 200 persona kanë humbur jetën nga rreshjet e fuqishme

Pamjet me dron treguan pasojat e reshjeve të dendura vdekjeprurëse në Brazilin verilindor duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Reshjet goditën dy qytete të mëdha në brigjet e Atlantikut, duke lënë të të vdekur mbi 30 persona. Përmbytjet e fuqishme e kanë goditur vendin për herë të katërt në 5 muaj.

Në Pernambuco shirat shkaktuan rrëshqitje të dheut në disa lagjet urbane në kodër. 765 persona të tjerë u detyruan të linin shtëpitë e tyre, të paktën përkohësisht. Presidenti brazilian Jair Bolsonaro po krijonte një task forcë federale për të dërguar në Pernambuco.

Ashtu si në shumë zona urbane në Brazil, shumë nga lagjet e Recifes janë ndërtuar në vende të cënueshme ndaj tokës dhe rrëshqitjeve të dheut.

Në fund të Dhjetorit dhe në fillim të Janarit, stuhitë e fuqishme vranë dhjetra persona. Bahia ishte qyteti më i goditur në pjesën verilindore të Brazilit. Të paktën 18 persona humbën jetën nga përmbytjet në shtetin juglindor të Sao Paulos në Janar. Në Shkurt, shirat e rrëmbyeshëm në malet e shtetit të Rio de Zhaneiros vranë mbi 230 persona.

Ndërsa pjesa më e madhe e Brazilit kaloi pjesën më të madhe të vitit 2021 në një thatësirë, shirat jashtëzakonisht intensivë filluan në muajt e fundit të vitit. Përmbytjet shpesh vdekjeprurëse kanë provokuar debat mbi rolin e ndryshimit të klimës dhe ka përqendruar vëmendjen në planifikimin urban.

Klan News