Presidenti i EUROSIG rikthen në vendlindje atdhetarin e madh

Në Krumë të Hasit u vendos përmendorja e Pjetër Bogdanit, një njeri i kulturës, artit, letërsisë dhe patriot i madh kombëtar, pararendës i Rilindjes Kombëtare.

Vepra u mundësua nga Presidenti i Grupit Eurosig, Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, qëi riktheu vendlindjes së tij emrin e të madhit Pjetër Bogdani.

Shtatorja u vendos në mes të Krumës, ku ceremonia u hap nga kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina. Presidenti i Grupit EUROSIG gjatë fjalës së tij u shpreh se Hasi e meriton të ketë në gjirin e vet, djalin e tij, Pjetër Bogdanin.

Në ceremoninë e zbulimit të bustit morën pjesë mjaft personalitete të Shqipërisë dhe Kosovës, intelektualë, deputetë, kryetarë komunash e bashkish, si dhe përfaqësues të komunitetit fetar.

Tv Klan