Këngëtarja Katy Perry publikoi  produksionin e ri muzikor “Never Worn White”. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte barku i rrumbullakosur në fund të videos muzikore, duke zbulur se shumë shpejt ajo do të sjellë në jetë fëmijën e saj me Orlando Bloom.

Ka shumë gjëra që do të ndodhin gjatë kësaj vere. Jo vetëm që unë do të lind, në kuptimin e parë të fjalës, por edhe në mënyrë figurative do të sjell diçka që ju mezi po e prisni”, shkruan Katy.

Më tej, këngëtarja shprehet se fshehja e shtatzënisë ka qenë sekreti më i gjatë që asaj i është dashur të ruajë.

“Jemi të ngazëllyer dhe të lumtur dhe është ndoshta sekreti më i gjatë që kam dashur të ruaj. Mua më pëlqen t’ju tregoj gjithçka, por doja ta tregoja në mënyrën më të mirë të mundshme, që është përmes një pjese muzikore sepse unë mendoj se kështu ju flas. Kështu flasim ne me njëri-tjetrin”. /tvklan.al