Policia ka arrestuar një 27 – vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar me 5 vite burg për drogë.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve Gjirokastër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin e koduar “Befasia”, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Gazmir Muhaj , 27 – vjeç , banues në fshatin Katundisht, Përmet.

Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”./tvklan.al