Përmirësimet shëndetësore të duhanpirësve që kalojnë në alternativa pa tym

Përmirësimet shëndetësore të duhanpirësve që kalojnë në alternativa pa tym

09:00 26/11/2019

Një studim i realizuar nga Universiteti Dundee në Mbretërinë e bashkuar zbuloi se duhanpirësit që kaluan në produktet e duhanit pa tym, kishin përmirësime të shëndetit vaskular brenda një muaji.

Tek ata duhanpirës që lanë cigaren dhe nisën përdorimin e alternativave pa tym, u vërejt se funksionimi i enëve të tyre të gjakut u rrit me një ndryshim rreth 1.5 pikë brenda katër javësh, krahasuar me ata që vazhduan të pinë duhan.

Studiuesit paralajmëruan gjithashtu se alternativat e duhanpirjes pa tym nuk janë totalisht të sigurta, por theksuan se janë më pak të dëmshme krahasuar me pirjen e duhanit. Por sipas tyre, nëse ky përmirësim do të vazhdojë për një kohë të gjatë, duhanpirësit që lanë cigaren do të jenë të paktën 13 përqind më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Siç vërehet nga ky studim, produktet alternative të duhanpirjes, si cigaret elektronike apo pajisjet e duhanit me ngrohje, të cilat janë zhvilluar në bazë të shkencës dhe teknologjisë, janë një alternativë më e mirë kundrejt duhanpirjes tradicionale.

Ndërkohë, bazuar në të dhënat dhe studimet shkencore, pajisja IQOS që ngroh duhanin, e zhvilluar nga Philip Morris, është i pari produkt alternativ duhani që ka marrë aprovimin e FDA. Alternativat e tjera si cigaret elektronike do i nënshtrohen të njëjtës procedure deri në Maj të 2020.

Alternativat pa tym i japin mundësi duhanpirësve të rritur të bëjnë zgjedhje më pak të dëmshme në rastet se nuk heqin dot dorë nga zakoni i duhanpirjes, duke eleminuar një sërë dëmesh me efekte shëndetësore që shkaktohen nga tymi i cigares.

Sipas studimit që u zhvillua me 114 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar të cilët konsumonin të paktën 15 cigare në ditë për të paktën dy vjet dhe ishin të paprekur nga sëmundjet kardiovaskulare, studiuesit matën ndryshimet në funksionimin e enëve të gjakut. Përmes një testi të njohur mbi zgjerimin e enëve të gjakut (FMD) u vlerësuan aftësitë e arterieve.

Dyzetë prej duhanpirësve pjesmarrës në studim, vazhduan konsumin e cigareve, 37 prej tyre kaluan në alternativat pa tym me përmbajtje nikotine dhe 37 të tjerët kaluan në cigaret elektronike pa nikotinë. Në përfundim, tek grupet që kaluan tek alternativat pa tym u vërejt një përmirësim prej 1.49 pikë përqindje në funksionin e tyre vaskular, në krahasim me ata që vazhduan të pinë duhan. Ky studim i veçantë në llojin e tij, ka treguar se për çdo përmirësim të 1 pikë përqindjeje në shëndetin vaskular lidhet me 13 përqind më pak sëmundshmëri të sistemit kardiovaskular.

Një jo-duhanpirës i shëndetshëm mund të presë një rezultat mesatar FMD prej 7.7 përqind, thanë autorët. Duhanpirësit kronikë që kaluan në alternative me nikotinë, panë që FMD e tyre u rrit me rreth një të pestën, nga 5.5 përqind në 6.7 përqind në fund të muajit. Kjo do të thotë që, brenda një muaji, përdoruesit e rinj të alternativave ishin rreth gjysmës së rrugës drejt arritjes së FMD së një jo- duhanpirësi të shëndetshëm.

*Ky studim është publikuar i plotë në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi