Përmirësimi i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave




Përmirësimi i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave

Autori: Blendi Fevziu

23:01 24/11/2005

Çështja e kompensimit të pronave është një nga më të rëndësishmet. Pronat u shtetëzuan që prej vitit 1945, derisa gjithçka u quajt pronë e shtetit. Pas vitit 1991 ka filluar kompensimi i pronave, një proces i cili shumë herë është komentuar si gjysmak. Ndërkohë në Kushtetutën e hartuar në vitin 1998 një nen përcakton që brenda tre viteve të zgjidhej problemi i garantimit të pronave. Por edhe pse ka kaluar një vit kjo çështje vijon të jetë sërish problem.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu politikanët Ilir Rusmajli, Durim Hushi, Skënder Gjinushi, Fatmir Mediu dhe në lidhje direkte Sokrat Sina dhe Reshit Vorpsi.

“Ligji pati defekte dhe u evidentua gjatë aplikimit të tij. Ky ligj nuk ka nxjerrë rezultate. Ne jemi përpjekur ti japim instrumentet e duhura këtij ligji në mënyrë që të zgjidhet kjo çështje”, tha Rusmaili./tvklan.al













Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

23:01 24/11/2005