Gjendja shëndetësore e nxënësit të plagosur nga sulmi drejt autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit po shkon duke u përmirësuar.

Nga spitali i Pejës konfirmuan për Klankosova.tv se pacienti po shkon drejt rikuperimit, ndërkohë që nuk dihet se kur mund të lirohet nga spitali.

Sulmi i armatosur që synim kishte autobusin që po barte nxënësit la të vdekur 2 nxënës si dhe shoferin e autobusit./klankosova