Vijojnë hetimet për gjetjen e shkakut të ngjarjes

Përmirësohet gjendja shëndetësore e 41 turistëve polakë të cilët përfunduan në spital me shenja helmimi.

Ata kanë lënë ambientet e spitalit, po u është ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës dhe janë akomoduar në qytetin bregdetar me sugjerimin e autoriteteve shëndetësore.

Autoritetet kanë marrë mostrat të cilat do të analizohen për të nxjerrë shkakun e helmimit.

Kontrolle janë ushtruar edhe pranë kompanisë së lundrimit për sigurinë e ushqimeve të ofruara.

Turistët polakë ishin nisur nga Shkodra dhe kishin shkuar në Vlorë për një tur 1-ditor.

Tv Klan