Sinoptikanët: Ditët e fundit të Shkurtit, me temperatura më të larta

Moti i acartë dhe me reshje dëbore i ditëve të fundit që shkaktoi probleme në të gjithë vendin, sipas sinoptikanëve ishte i pazakonte gjatë kësaj periudhe.

“Temperaturat të cilat po përjeton momentalisht vendi jonë, në vlerat edhe në -14 gradë celsius në zonat malore, por poashtu vlera negative edhe në ultësirën perendimore nuk janë normale për muajin në të cilin ndodhemi, janë ekstremisht të ulëta, deri në 10 gradë më të ulëta se vlerat normale.” u shpreh meteorologu Hakil Osmani.

Në ditë në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike sidomos në fundjavë.

“Presim një përmirësim të motit dhe të temperaturave, duke bërë që të kenë një rritje graduale deri në fundjavë, një pjesë e mirë e ultësirës perendimore dhe një pjesë e zonave malore të kalojnë në vlera pozitive. Kryesisht moti i qëndrueshëm, kthjellime por edhe vranësira të pakta pritet të jenë prezente në vendin tonë. Më të dukshme mbeten në zonat malore të territorit shqiptar”.

Ditët e fundit të muajit Shkurt do të jenë me mot të qëndrueshëm, tipik për stinën ku ndodhemi.

Klan News