Raportohet për vetëm 70 hektarë nën ujë

Është përmirësuar ndjeshëm situata e përmbytjeve në qarkun e Durrësit. Zonat problematike që u përmbytën në Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm, tashmë paraqiten më ndryshme, pasi uji po tërhiqet pak nga pak.

Burime nga Bashkia së Durrësit bëjnë të ditur se nga afro 250 hektarë tokë e përmbytur në njësinë administrative Sukth, sot janë vetëm afro 70 hektarë nën ujë. Situata është përmirësuar ndjeshëm në lagjen Vadardhë si dhe fshatrat Perlat dhe Rrushkull.

Shtabi i emergjencave ka pasur nën monitorim të vazhdueshëm lumen Erzen, pasi gjatë natës prurjet e lumit janë rritur ndjeshëm për shkak të reshjeve të rëna gjatë natës, por aktualisht kuota e tij po bie pak nga pak.

Në tre njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm u raportuan afro 400 ha tokë bujqësore e  përmbytur, por aktualisht kjo sipërfaqe është tkurrur në rreth 100 ha në total.

Tv Klan