Situata e motit sa vjen e përmirësohet në vend. Reshjet e shiut dhe të dëborës duket se kanë pushuar në të gjithë vendin.

 Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në të gjitha akset qarkullimi bëhet normalisht, pasi situata e motit prej ditës së djeshme është e qëndrueshme.

Po ashtu ARRSH njofton se gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta.

Ndërkohë mësohet se vetëm në disa zona të thella në Veri dhe Juglindje të vendin ka probleme, pasi trashësia e dëborës është e madhe./tvklan.al