Është përmirësuar situata me zjarrin në Mamurras. Sipas Klan News shërbimet zjarrfikëse bëjnë me dije se është ulur niveli i flakëve, por nuk është bërë shuarja totale.

Ende ka peme të shumta dhe ullinj që po digjen. Por fatmirësisht aktualisht nuk rrezikohen banesat.

Në operacion për shuarjen e flakëve po marrin pjesë shërbimet zjarrfikëse të Mirditës, Lezhës dhe Kurbinit.

 Flakët janë izoluar, por shuarja totale është e vështirë të bëhet pasi terreni është shumë i vështirë./tvklan.al