Po trajtohen 60 pacientë, 3 prej tyre në reanimacion

Përmirësohet disi situata në pavionin Covid në spitalin e Durrësit. Sipas bluzave të bardha në këtë qytet, të shtruar në repart janë 60 pacientë 3 prej të cilëve janë në reanimacion. 5 persona të tjerë ndodhen në urgjencë në pritje të analizave.

Ndryshe nga ditë të tjera ka një rënie të fluksit të shtrimeve si dhe i personave që kanë nevojë për oksigjen. Disa prej të sëmurëve të cilët kanë simptoma të lehta janë në shtëpi dhe po ndiqen nga mjeku i familjes.

Durrësi është qyteti i tretë pas Tiranës dhe Fierit për numrin e rasteve aktive me koronavirus pasi në këtë qytete janë mbi 1700 të infektuar.

Klan News