Mëngjesi i sotëm ka sjellë një përmirësim të situatës së motit, që për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shkaktoi probleme në qarkun e Elbasanit dhe atë të Korçës.

Gjatë mbrëmjes së të dielës në pikën doganore të Kapshticës, pala greke ndaloi kalimin e kamionëve dhe autobusëve, ndërsa mjetet e vogla u lejuan të qarkullojnë vetëm duke përdorur zinxhirë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ka vënë në dispozicion një sërë borëpastruesesh në akset kryesore të cilat kanë qenë të kalueshme.

Probleme gjatë fundjavës ka pasur edhe në qarkun e Elbasanit, ku trashësia e saj ka arritur deri 30 centimetra. Reshje bore janë shënuar edhe në verilindje, por problemet kanë qenë më të pakta.

Tv Klan