Vjosa rikthehet në shtrat, banorët bëjnë bilancin

Me ndërprerjen e reshjeve të shiut, dhe rikthimin e lumit Vjosa ne shtrat, uji i ka lënë vendin baltës. Familja Dinaj nga fshati Ferras i Fierit po përpiqet të pastroje shtëpinë, ndërsa uji iu ka shkatërruar çdo orendi shtëpiake.

Tashmë në zonën e Fierit dhe të Vlorës ka vetëm 100 ha tokë nën ujë, nga 1000 ha që ishin një ditë më parë. Kryesisht të prekura janë tokat bujqësore.

Po ashtu në rrugën nacionale Levan – Mifol, e cila dje ishte pakalueshme nga ujërat, është rikthyer qarkullimi. Në qarqet Fier dhe Vlorë mbeten të mbyllura 5 shkolla për shkak të situatës së krijuar.

Juglindja dhe Veriu i vendit mbeten nën pushtetin e dëborës, edhe pse reshjet janë ndërprenë nga mbrëmja e së dielës. Në Dardhë dhe Voskopojë të Korçës ka probleme me qarkullimin e automjeteve, për shkak se bora arrin deri ne 70 centimetër. 7 fshatra te tjerë janë të izoluara. Ndërsa OSHEE vijon punën për riparimin e avarive në sistemin elektrik.

Në qarkun e Dibrës mbeten të izoluara plotësisht Njësia Administrative Lurë dhe Selishtë, dhe disa fshatra të njësisë Sllovë, Kala e Dodës dhe Melan. Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës problem mbeten ngricat.

Aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, por këshillohet që drejtuesit e automjeteve të përdorin gomat e dimrin dhe zinxhirët.

Tv Klan