Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit E. K., 25 vjeç, pasi ka përndjekur vazhdimisht për një periudhë kohe shtetasen A. A., 29 vjeçe.
Shtetasi E. K. ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. T., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.