Një burrë nga Teksasi është dënuar me 30 muaj burgim, pasi u shpall fajtor për përndjekje dhe dërgim të letrave kërcënuese në adresë të ylllit të popit Taylor Swift.

Në ankesën e dërguar në gjykatë, thuhej se Eris Swarbrick kishte dërguar mbi 40 letra dhe emaile te Big Machine Label Group në vitin 2018, duke kërkuar që CEO i grupit ta prezantonte atë me Taylor Swift.

Përveç dërgimit të letrave dhe emaileve në formë elektronike, është bërë e ditur se personi i dënuar ishte nisur edhe tre herë personalisht me makinë, që t’i jepte letrat Swift.

Letra këto që me kalimin e kohës kishin filluar të përmbanin mesazhe të dhunshme dhe kërcënuese. Pas përfundimit të dënimit me burg, Swarbrick do të jetë nën mbikëqyrje për 3 vite.  /tvklan.al