Një i ri nga Kosova është arrestuar për përndjekje dhe kanosje me armë të një të reje në Shkodër.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Besnik Hyseni, 23 vjeç, banues në Vushtri të Kosovës.

Orët e para të mëngjesit të së dielës (rreth orës 02:00) Hyseni ka hyrë në oborrin e shtëpisë së A.G. e cila ka telefonuar policinë. Forcat blu e kapën të riun në banesën të resë me armë zjarri pistoletë tip Zastava.

23-vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzat për “përndjekje” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al