Një i ri nga Laçi ka rënë në prangat e policisë këtë të Mërkurë. Mësohet se 26-vjeçari ka përndjekur të dashurën e tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: D. N., 26 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, thotë policia./tvklan.al