Një grua me makinën e saj ka rënë në ujërat e Bosforit në Stamboll paraditen e së premtes, por fatmirësisht punonjësi i një restoranti ka arritur t’i shpëtojë jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në lagjen Kanlica të Stambollit, kur gruaja po përpiqej të kthente makinën në rrugën Halide Edip Adıvar.  E reja përfundoi në det pasi në vend të frenave shtypi pedalin e gazit.

Për të shpëtuar shoferen në det u hodh menjëherë Hasan Huseyin Erdogan, punonjës i një restoranti aty pranë. Gruaja arriti të nxirrej nga deti, ndërsa më pas u dërgua në spital. Gjithçka u filmua nga dëshmitarët okularë sekondë pas sekonde.

Dëshmitarët thanë për “DHA” se i riu arriti ta nxirrte gruan nga xhami i makinës, i cili fatmirësisht ishte i hapur. /tvklan.al