Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:30 për të 18-të herë me radhë në përpjekje për tu konstituar. Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, seanca ka ngecur pikërisht në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.

 Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti nuk i ka pasur votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut, pas dështimeve radhazi kryesuesi Avni Dehari propozoi votim të fshehtë.

Por edhe kjo manovër dështoi pasi partitë nuk e pranuan.

Klan News