Përpjekja e SHBA për kompromis

Përpjekja e SHBA për kompromis

15:49 07/09/2019

Analistët komentojnë mesazhet e senatorëve amerikanë

Vizitat e fundit të përfaqësuesve të SHBA-së dhe vendeve të BE-së në Kosovë, për njohësit e zhvillimeve politike janë  një sinjal se këto vende e kanë seriozisht çështjen e vazhdimit të dialogut Kosovë -Serbi.

Adriatik Kelmendi, gazetar :Ata po vijnë në Kosovë për të vënë theksin për që duhet tI marrë qeveria e krijuar menjëherë pas zgjedhjeve. Tregojnë për nevojën e një krijimi të një qeverie të shpejtë dhe vazhdimësinë  dialogut Kosovë Serbi,  si dhe luftën ndaj korrupsionit.

Imer Mushkolaj, analist: Fokusi do të jetë te dialogu. Këto vizita bëhen edhe për të matur pulsin e palëve qoftë në Prishtinë apo Beograd për të parë se për çfarë janë të interesuar, respektivisht deri ku ata mund të shkojnë në atë që do të jetë një kompromis.

Derisa Gjermania kategorikisht kundërshton shkëmbimin e territoreve, SHBA-ja thotë se përkrah çdo marrëveshje të arritur ndërmjet të dyja palëve, por edhe  në vizitën e fundit të dy senatorëve kanë përmendur se vendimet do të jenë të vështira.

Analistët besojnë në arritjen e një kompromisi, por përjashtojnë  mundësinë e shkëmbimit të territoreve.

Imer Mushkolaj, analist: Gjermania nuk janë dy ekstreme por dy qëndrime të kundërta deri diku, kompromisi një lloj zgjidhje në mes të këtyre dy qëndrimeve.

Të martën në Kosovë ishte deputeti gjerman i partisë së Merkelit ndërsa të mërkurën dy senatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikën  të cilën theksuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë Serbi.

Tv Klan

Të ngjashme