Nisma e prefekturës vlerësohet shume e rëndësishme nga operatorët turistike

Kanë kaluar 21 vjet që prej kohësh kur Lezha kishte guidën e fundit turistike. Vizitorët kishin në dorën e tyre, informacion për destinacionet ku mund të shkonin. Pavarësisht se është një nga sektorët më të rëndësishëm, materialet informuese mungojnë. 

Diçka e tillë pengo në veçanti punën e operatorëve turistikë. Sipas tyre guida është shumë e rëndësishme.

Në këtë situatë institucioni i prefektit ka ndërmarrë nismën për të risjellë guidën turistike. Kjo duke kërkuar edhe ndihmën e bizneseve.

Lezha pret çdo vit mbi 1.5milionë vizitorë. Një informacioni i plotë nuk do të ndihmonte në identifikimin e destinacioneve turistike, por edhe të asete të pazbuluara që kjo zonë ka.

Klan News