Dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin rrugor Korçë-Pogradec ku kanë mbetur të plagosur 5 persona, 2 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Maliqit atje ku janë përplasur dy makina me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerët që udhëtonin me ta.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe po punohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.

Tv Klan