Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se dy mjete tip “Benz” janë përplasur.

Nga përplasja ka pasur tronditje të drejtuesve, por pa probleme shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./tvklan.al