Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën

Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Peshkopisë.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur kokë më kokë.

Për pasojë, 4 persona kanë mbetur të lënduar, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe të përgjegjësisë të aksidentit./tvklan.al