Pogradec – Aksident në aksin rrugor Pogradec – Përrenjas, në afërsi të fshatit Piskupat.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën. Për pasojë ka mbetur një person i dëmtuar për shkak të përplasjes.

“Më datë 14.08.2022, rreth orës 20:20, në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. C., 60 vjeç, me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. M. 36 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja B. C., pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale”.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Klan News