Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në autostradën Elbasan -Tiranë mbrëmjen e sotme. ABC News raporton se janë përplasur 3 makina.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, por dyshohet për shkak të lagështirës në rrugë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

/tvklan.al