Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik të ndodhur në kryqëzimin e rrugës së Dibrës dhe rrugës së Barrikadave.

Sikurse duket në pamjet që qytetarët kanë dërguar pranë rubrikës “Kallëzo” në tvklan.al, automjetet e përplasura janë një “Smart”, “Toyota” dhe “Mercedes-Benz”.

Nga përplasja ka vetëm dëme materiale dhe për fat të mirë asnjë të lënduar. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po punon për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet që shkak i përplasjes mes tre mjeteve të ketë qenë pakujdesia në respektimin e sinjalistikës në këtë kryqëzim. /tvklan.al