Këto janë pasojat e përplasjes së tri automjeteve të ndryshme në afërsi të urës së Tiranës, në aksin Kashar- Rinas. Gjashtë persona pasagjerë dhe drejtues të tre automjeteve u dërguan për mjekim në Spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:40 minuta të mëngjesit, kur ky automjet “Volkswagen”, që udhëtonte nga Lezha drejt Tiranës, u përplas me me këtë furgon.

Vetura  “Ford Focus”, përfundoi në arë të mbjellë me misër pas aksidentit.

Drejtuesit e automjeteve, Smeraldo Bozaxhi, e Gabriel Vokrri u ndaluan nga policia deri në sqarimin e rrethanave. Policia dyshon se drejtuesi i veturës “Volkswagen”, ka ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Duke qenë edhe se kushtet atmosferike nuk ishin të favorshme, vetura rrëshkiti në rrugë duke u përplasur me dy mjetet e tjera. Për këtë shkak, hetuesit e policisë rrugore vendosën të ndalojnë Gabriel Vokrrin, i dyshuar si shkaktar i aksidentit. Edhe drejtuesi tjetër Smerald Bozaxhi, po mbahet në mbikqyrje nga policia në spital, ndërsa drejtuesi automjetit tjetër ndodhet i shoqëruar nga policia rrugore në Komisariatin e Policisë Nr.3.

Të plagosurit:

Smerald Bozaxhi 29 vjeç

Amarildo Bregu 28 vjeç

Ornela Muja 23 vjeçe

Roland Marku 22 vjeç

Gabriele Vokrri 22 vjeç

Reshat Hoxha 51 vjeç

Tv Klan