Në aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në Tiranë. Policia bën me dije se dy makina në lëvizje dhe një e parkuar janë përplasur në kryqëzimin e Bërxullës me Laknasin , ku i plagosur ka mbetur një shofer 75-vjeçar.

“Me datë  15.12.2020, tek  kryqezimi i Berxullës me Laknasin, janë përfshirë në përplasje mjetet  me drejtues V.B., 75 vjeç, me mjetin me drejtues E. P., 43 vjeç  si dhe një  mjet i parkuar aty në afërsi.  Si pasojë e përplasjes së mjeteve është dëmtuar njëri nga drejtuesit e mjetit shtetasi V.B, i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur një grup hetimor dhe punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al