Përplasen dy automjete, 6 të plagosur

Foto ilustrim

Përplasen dy automjete, 6 të plagosur

21:12 04/08/2019

4 prej tyre nga një familje

Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Karbunarës”, Lushnje.

Policia njofton se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.Ç, 42 vjeç është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Benz” ,shtetasit S.Ç, 73 vjeç; M.Ç, 50 vjeçe, E.Ç, 13 vjeç dhe L.Ç, 73 vjeçe si edhe drejtuesi i mjetit “Fiat” bashkë me pasagjerin, shtetasin I.K, 51 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme një person gjeti vdekjen në aksin rrugor Lezhë – Shënkollë në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”.

Ndërsa një makinë përfundoi në lumin e Gjanicës në Fier brenda të cilës ndodheshin një çift të moshuarish, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi