Tiranë- Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën e Kavajës në kryeqytet.

Një makinë tip Mitsubuish është përplasur me një automjet tip Benz. Sikurse duket edhe nga pamjet e dërguara në redaksinë e

tvklan.al,

të dyja makinat janë në mes të rrugës dhe kjo ka shkaktuar dhe trafik.

Mësohet se nga aksidenti nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet sesi ka ndodhur përplasja mes dy automjeteve.

/tvklan.al