Një aksident rrugor me dëme materiale ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit.

Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News Martin Marku, në përplasjen e mjeteve janë përfshirë dy automjete që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër.

Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet po kryejnë veprimet administrative të nevojshme./tvklan.al