Një avion i “Royal Air Moroc Airlines” ka përplasur të enjten një avion të “Turkish Airlines” në Stamboll, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Media turke raporton se incidenti ka ndodhur në aeroportin Ataturk, ndërkohë që avioni i “Turkish Airlines” ishte i parkuar dhe po merrte pasagjerët.

Sipas informacioneve paraprake avioni i “Royal Air Moroc Airlines” po lëvizte drejt pistës për tu nisur drejt Arabisë Saudite kur ka përplasur me krah avionin e “Turkish Airlines”.

Përplasja e fortë shkaktoi dëmtime në të dy avionët dhe panik të madh tek pasagjerët. Udhëtarët që prisnin të niseshin drejt Athinës u dërguan në një tjetër avion dhe presin të nisin fluturimin, ndërsa autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al