Dy automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Llambi Bonata” në Tiranë.

Në aksident u përfshinë mjeti me drejtues A.Ç. dhe makina tjetër që drejtohej nga G.H. Në makinën e dytë ndodheshin pasagjerë edhe dy të miturit, M.H. dhe G.H.

Nga përplasja mes dy mjeteve kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al