Përplasen dy makina, 4 persona të plagosur



Përplasen dy makina, 4 persona të plagosur

18:17 12/01/2020

Dy automjete janë përfshirë në një aksident në zonën e Ishull Lezhë pasditen e kësaj të diele në segmentin Lezhë-Milot.

Sipas informacioneve që vijnë nga vendngjarja, 4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Ata janë drejtuesi drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në dy makinat.

Shkaqet e këtij aksidenti janë të paqarta. Për shkak të përplasjes mes dy automjeteve, në këtë aks rrugor është krijuar radhë e gjatë.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila është duke punuar për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe po ndihmon në normalizimin e trafikut.

Informacioni paraprak i Policisë së Lezhës:

Në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Drinit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.G. është përplasur me automjetin tip” Ford ” me drejtues shtetasin A.T.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.T. si dhe 3 shtetas që ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al




Të ngjashme