Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident i ndodhur në aksin rrugor Shëngjin – Lezhë.

Korrenspondentja e Klan News në Lezhë, Vera Deda raporton se të lënduarit kanë qenë pasagjerë në mjete.

Ata janë dërguar në spital dhe nuk janë në rrezik për jetën. Sikurse shihet në pamje, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.  /tvklan.al