Përplasja e dy makinave i kushtoi jetën një personi këtë të enjte në Lezhë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Piraj”, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Sipas policisë, në aksident u përfshi një makinë që drejtohej nga N.M, ndërsa në timonin e automjetit tjetër ndodhej viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Autoritetet shoqëruan në komisariat shoferin e makinës dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit që humbi jetën./tvklan.al