Përplasen dy makina, humbet jetën i riu

Foto ilustruese


Përplasen dy makina, humbet jetën i riu

22:31 20/06/2020

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30 në aksin rrugor Hot i Ri – Postribë në Shkodër.

Sipas informacionit policor, në aksident u përfshinë dy automjete, një Volkswagen dhe një Mercedes-Benz.

Nga përplasja e dy mjeteve humbi jetën një i ri rreth 30 vjeç. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë të paqarta. Në vendngjarje ka shkuar policia për të ndërtuar dinamikën e aksidentit. /tvklan.al




Të ngjashme