Një person ka mbetur i plagosur rëndë këtë të martë, në një aksident ku u përfshinë dy makina. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat. 

Burime zyrtare thonë se në aksident u përfshinë një Fiat me targë AA382GY me drejtues A. J. 42 vjeç banues në fshatin Shirq dhe një Benz me targë SH2225E me drejtues Gj. L. banues në lagjen “Tre Herojtë”, të Shkodrës.

Për pasojë i dëmtuar ka mbetur shoferi i Fiat-it. 42-vjeçari është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Ndërkohë në vendngjarje, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al