Një tjetër aksident ka ndodhur në Lezhë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Ishull Shëngjin në dalje të qytetit.

Nga përplasja e makinave “BMW” dhe “Skoda” raportohet për të lënduar lehtë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes. Deri në këto momente mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit./tvklan.al