Një aksident ka ndodhur në Shëngjin këtë të hënë. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të portit. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Aktualisht nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. /tvklan.al