Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Policia e Vlorës njofton se aksidenti ka ndodhur në Radhimë, ku “mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin P. Xh ., 51 vjeç”.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar P. Xh, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Më tej shtohet se në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al