Përplasja e një treni pasagjerësh me atë një tren mallrash në qytetin çek të Pardubice i ka marrë jetën 4 personave dhe janë plagosur më shumë 20 të tjerë.
Nga personat e lënduar, mësohet se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ekipet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë evakuar më pas të gjithë pasagjerët.
Rreth 380 persona po udhëtonin në trenin e pasagjerëve i cili po udhëtonte gjatë natës nga Praga për në qytetin Chop në Ukrainën perëndimore.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se treni i mallrave mbante një substancë të rrezikshme kimike. Megjithatë dy vagonët e parë ishin bosh, kështu që nuk pati rrjedhje të tij.
Ministrat e Brendshëm dhe të Transportit shkuan në orët e para të mëngjesit në vendin e aksidentit, ndërsa kryeministri Petr Fiala shprehu ngushëllimet e tij për viktimat në rrjetet e tij sociale. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit hekurudhor ndërsa është ngritur edhe një hetim.
Klan News