Rreth 36 të vdekur dhe më shumë se 127 të plagosur si pasojë e përplasjes së një treni mallrash dhe një treni pasagjerësh në Indinë e Veriut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të mesnatës së mbrëmshme me orën tonë. Treni i mallrave vinte nga qyteti i Lubihanës ndërsa ai i pasagjerëve në një qytet tjetër. Njëri prej dëshmitarëve okularë thotë se në momentin e përplasjes ka parë njerëz që fluturonin nga dritaret. Shkak duhet të ketë qenë intervali mjaft i shkurtër kohor që kanë patur të dy trenat në dispozicion për të kaluar në të njëjtin kryqëzim.

Dhjetëra të vdekur, qindra nën gërmadha dhe më shumë se 50 të plagosur. Është ky bilanci i shembjes së një ndërtese në Kinë. Godina mësohet të jetë ndërtuar pa kushte teknike ku sipër dy kateve të saj ishte ngritur dhe një qendër tregtare./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori